-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U premtoi pasaportë europiane”, Bardhi: Rama ka qëllim pushtetin!

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka publikuar një video ku përballen dy qëndrime të kryeministrit Edi Rama, duke evidentuar tërheqjen e tij nga premtimi për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Postimi i Bardhit

Nga seria “Noc Rroku”, varianti (anti)europian!
Kur një kryeministër si Edi Rama përdor pushtetin për të vjedhur qytetarët e vet, ai nuk mban dot asnjë premtim. As atë më të madhin e jetës së tij politike: Shqipëria anëtare e BE-së brenda vitit 2030.
Para zgjedhjeve premtoi pasaportë europiane, të drejta politike dhe votë në Parlamentin Europian, ndërsa sot u tregon shqiptarëve “noc rrokun”.
🔺Sepse prioriteti i tij nuk është lufta kundër korrupsionit, por mbrojtja me votë e tij.
🔺Nuk është pavarësia e drejtësisë, por kontrolli i sistemit.
🔺Nuk është mirëqenia e shqiptarëve, por mbajtja e pushtetit me çdo kusht.
Dëgjoni Edi Ramën kundër Edi Ramës. Vetëm një vit diferencë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit