-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtari iranian për planin 15-pikësh të SHBA-së: Kërkesat e Trump janë të tepruara

Kryesoret

Irani ka reaguar ndaj propozimit të presidentit Donald Trump për një armëpushim me 15 pika, duke e konsideruar si të tepruar. Sipas një zyrtari iranian, Teherani ka theksuar se nuk do të pranojë që presidenti amerikan të përcaktojë momentin përfundimtar të luftës, duke shtuar se do ta mbyllë luftën vetëm kur të përmbushen kushtet e tij.

Përmes një ndërmjetësi, Irani ka njoftuar SHBA-në se do të vazhdojë të mbrojë veten, duke përcaktuar pesë kushte kryesore për të ndërprerë luftimeve:

Ndalimi i agresionit dhe atentateve.

Krijimi i mekanizmave që sigurojnë se Irani nuk do të sulmohet më.

Pagesa e dëmeve të luftës dhe reparacioneve.

Pajtimi për fundin e luftës në të gjitha frontet dhe me të gjitha grupet e përfshira në rajon.

Njohja dhe garancitë ndërkombëtare për autoritetin e Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, autoritetet iraniane e mohojnë kategorikisht që të kenë pasur negociata me SHBA-në, duke shtuar se presidenti Trump po “negociaton me vetveten”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit