Kryeministri Edi Rama nga edicioni i dytë MatchMaker Albania, ka folur për promovimet dhe investimet që ka për qëllim të realizojë qeveria, të cilët kapin vlerën e miliarda eurove.
“Panairet kanë qenë gjithmonë një mënyrë për të treguar histori. Ja ku vijmë sot në një epokë ndryshe në një gjeneratë sipërmarrjeje ndryshe, për ne dhe aq sa është për botën. Gjëja më e mirë është që Shqipëria reflekton kohën e botës. MatchMaker Albania nisi si një histori suksesi falë falë personit që drejton agjencinë. E kanë çuar në një nivel tjetër, vlen të thuhet që mund ta bëjnë sepse kanë shumë gjëra për të treguar.
Sot është më e lehtë seç ka qenë, që njerëzit të kthehen në Shqipëri. Shqipëria është një vend që të gjithë duhet ta vizitojnë. Jemi shumë të lumtur të shohim që jo vetëm ambicia jonë, por edhe e atyre që kthejnë kokën në Shqipërinë që po zhvillohet dita ditës”, u shpreh Rama.









