Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar pas miratimit të politikave të reja të imigracionit nga Parlamenti Evropian, të cilat parashikojnë shtrëngimin e rregullave të kthimeve dhe forcimin e kontrollit kufitar.
Në një postim të saj në Facebook, Meloni ka shprehur mbështetje për këtë vendim dhe ka theksuar se Italia ka qenë gjithmonë pro këtij drejtimi.
“Parlamenti Evropian u ka dhënë dritën jeshile rregullave të reja për kthimet: Evropa më në fund po lëviz në drejtimin e duhur, në një rrugë që Italia e ka mbështetur fuqimisht. Qendrat e kthimit rrisin shanset për të gjetur një vend kthimi për migrantët e parregullt, duke përfshirë jo vetëm vendet e origjinës, por edhe vendet e treta,” u shpreh ajo.
/5pyetjet.al









