Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Ervin Salianji shkeli statutin dhe për këta arsye është vetëpërjashtuar nga partia.
I pyetur në lidhje me qëndrimin e Jorida Tabakut, e cila tha se “PD nuk ka luksin të humbasë askënd”, Berisha u përgjigj duke thënë se “është mendimi personal i deputetes”.
Më tej Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike nuk e lejon bashkëpunimin me krimin.
“Së pari deputetja ka shprehur mendimin e vet, dhe kjo është normale. Së dyti, ai nuk është përjashtuar, por është vetë përjashtuar. Vetë përjashtimi është kur ti shkel në mënyrë flagrante ato çka thotë statuti i partisë tende. Kjo është e vërtetë.
Nuk ka patur asnjë funksion, as në këshilli kombëtar as në kryesi, pasi doli nga burgu për ta respektuar, por tregoi se nuk ishte i denjë me aktet që bëri. Bashkëpunimin me krimin nuk e fal kjo parti, e kemi të prerë në mënyrë absolute”, tha kreu i PD.









