-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polonia ‘macja e zezë’ për Shqipërinë

Kryesoret

Shqipëria do të provojë të marrë maksimumin në sfidën përballë Polonisë në Varshavë, për të shpresuar një kalim në fazën e fundit të play-off, aty ku mund të luajë me çiftin fitues Ukrainë-Suedi.

Përtej faktit që kjo transfertë do të testojë formën e lojtarëve në fushën e lojës, kuqezinjtë në anën e tyre duhet të përballen dhe me statistikat jo të mira që kanë në duelet direkte me polakët.

Statistikat thonë se ky kundërshtar mbetet një “mace e zezë” për Kombëtaren shqiptare. Në 15 përballje gjithsej mes tyre, skuadra pritëse ka 10 fitore, ndërsa tanët vetëm 2. 3 sfidat e tjera kanë përfunduar në barazim.

Edhe në aspektin e golave, polakët janë dukshëm më të avancuar pasi distanca është e konsiderueshme. Polakët kanë shënuar plot 20 gola në portën shqiptare, ndërsa në krahun tjetër, Shqipëria e ka gjetur 10 herë rrjetën.

Sa i përket përballjeve direkte mes dy trajnerëve, vetëm Sylvinho ka statistika ekzistente. Trajneri brazilian ka marrë 1 fitore dhe 1 humbje ndaj këtij kundërshtari, ndërsa trajneri polak nuk është përballur më herët me skuadrën tonë kombëtare./ Tema

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit