-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Iranit: Mesazhet e Putin dhe mbështetja e popullit rus na frymëzojnë në luftë

Kryesoret

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, e ka vlerësuar aleancën  me Rusinë si ndihmë në përpjekjet e tij të luftës.

“Mesazhet e Presidentit Putin dhe mbështetja e popullit rus na frymëzojnë në këtë luftë. Në emër të popullit të Iranit, falënderoj qeverinë dhe popullin e Rusisë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Pezeshkian tha se marrëdhëniet e kaluara në rajon janë transformuar dhe po formohen lidhje të reja.

I pyetur në lidhje me mbështetjen e Moskës për Teheranin, sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u tha gazetarëve se mendonte që Rusia po përqendrohej kryesisht në luftën e saj me Ukrainën sesa në ndihmën ndaj Iranit.

Megjithatë, ministri i jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, tha se të gjitha provat e kanë çuar vendin të besojë se Rusia po ndihmon përpjekjet ushtarake të Iranit kundër objektivave amerikane në Lindjen e Mesme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit