-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria miraton vendime dhe projektligje të reja, përfshirë ekonominë dhe energjinë

Kryesoret

Në mbledhjen e saj të datës 26 mars 2026, qeveria miratoi një sërë vendimesh dhe projektligjesh, përfshirë rregullimin e licencave për baste sportive on-line, shpalljen e zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në disa bashki dhe miratimin e Planit Kombëtar për Garancinë Evropiane për Fëmijët 2026-2030.

Po ashtu, u miratuan dy projekte për ndërtimin e centraleve fotovoltaike në qarkun e Korçës, si dhe një projektligj për administrimin e pasurive të sekuestruara.

Vendimet e qeverisë:

•Vendim për përcaktimin e kritereve të vlerësimit, afatet, procedurën e konkurrimit dhe metodologjinë e pikëzimit së subjekteve për dhënien e licencës për kategorinë e basteve sportive on-line.

•Deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme “Ansambël arkitektonik urban” të një zone në fshatin Lin.

•Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Bulqizë.

•Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Pukë.

•Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Lezhë.

•Miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit të Garancisë Evropiane për Fëmijët 2026 – 2030.

•Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.34/2019, “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”.

•Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në njësinë administrative Mbreshtan, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, nga shoqëria “TEKNO FIRE”.
Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në afërsi të fshatit Vërnik, njësia administrative Qendër Bilisht, Bashkia Devoll, Qarku Korçë, nga shoqëria “KRONOS KONSTRUKSION”.

•Dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror z. Fatmir Qeramudin Cuka, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit