Kombëtarja shqiptare është gati për një ndeshje historike ndaj Polonisë në Varshavë, një përballje e vlefshme për play-offin e Botërorit 2026.
Dy orë para fillimit të takimit, stadiumi “PGE Narodowy” është mbushur me emocion, ndërsa ushtria polake ka zbarkuar për të ekzekutuar himnet kombëtare përpara ndeshjes.
Në tribunë pritet të ndodhet edhe presidenti i Polonisë, Karol Navrocki.
Ndërkohë, kuqezinjtë janë gati për sfidën, me FSHF që ka publikuar pamje nga dhomat e zhveshjes, ku secili lojtar ka fanellën e personalizuar për të krijuar një atmosferë si në shtëpi.









