-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Nafta më e shtrenjtë në rajon për shkak të taksave, zgjidhja është ulja e barrës fiskale

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas ngritjes së çmimit të naftës në Shqipëri, duke e lidhur këtë situatë me nivelin e lartë të taksave.

Ajo thekson se rreth 60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksat, duke e bërë atë më të shtrenjtën në rajon.

Xhixho argumenton se zgjidhja nuk qëndron në krijimin e bordeve të kontrollit të çmimeve, që sipas saj janë “borde të vjedhjes”, por në uljen e barrës fiskale që ka rënduar ndjeshëm qytetarët.

Ajo nënvizon se vendet e tjera të rajonit kanë ndërmarrë masa për të lehtësuar këtë barrë, ndërsa në Shqipëri, çmimi prej 214 lekësh për litër është i papërballueshëm për shumicën e qytetarëve.

Postimi i Erisa Xhixho:

Taksat janë arsyeja pse kemi naftën më të shtrenjtë në rajon.

Rreth 60% e çmimit të naftës në Shqipëri përbëhet nga taksat.

Ndaj, zgjidhja nuk janë bordet e vjedhjes, por ulja e taksave.Të gjitha vendet e rajonit kanë marrë masa për të ulur këtë barrë, ndërsa në Shqipëri çmimi prej 214 lekësh për litër konsiderohet ende “i papërballueshëm”.

Për shkak të çmimit të naftës po rriten çmimet e të gjitha produkteve, nga buka, qumështi e djathi, etj. Gjithashtu po goditen bujqësia dhe transporti.
Partia e Lirisë ka prej 3 javësh që ka propozuar një zgjidhje përmes projektligjit për pezullimin e taksave të qarkullimit dhe karbonit.

Duhet vepruar menjëherë, sepse ekonomia po shkon drejt kolapsit.

Shikoni tabelën më poshtë për të kuptuar zhvatjen që u bëhet çdo ditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit