Një pjesë e Shqipërisë në Juglindje, Verilindje dhe Veri janë përfshirë nga moti i keq me reshje dëbore. Reshjet e dendura të dëborës përfshinë gjatë natës edhe Qarkun e Elbasanit duke rikthyer përkohësisht atmosferën dimërore në zonat malore, duke mbuluar dhjetëra fshatra në katër bashki të këtij qarku.
Reshjet e dëborës janë rikthyer përsëri në qarkun juglindor, kryesisht në lartësitë 1100 deri në 1200 metër në zonat rreth Pogradecit. Me dëborë janë zgjuar edhe fshatrat e thella të njësive administrative Trebisht, Ostren, Fushë Bulqizë dhe Martanesh të Dibrës.









