Diviza e shendetesise rilindase “O paguaj o vdis”, ne veprim!
1- Po i kthehem per te shumten here ceshtjes te mos trajtimit ne QSUT te pacienteve me trombemboli cerebrale, ndersa angiografi tashme “fle” aty!
Trajtimi i ketyre rasteve eshte “tromboektomia” e realizuar brenda 3-4 oreve.
Ndryshe shumica e pacienteve Vdesin.
Pjesa tjeter ngel me deficite shume te renda.
Ne te gjithe sistemin publik, dhe QSUT kjo procedure nuk realizohet akoma!!!
Vazhdon te kryhet te privati ku qytetari duhet te paguaje reth 30 mije E.
Ministria shendeterise prej vitesh justifikohej se mungonte nje angiograf biplan per kete procedure te nje niveli te urgjences ekstreme, per Jete ose Vdekje!
Dhe as e sillte pajisjen e as rimbursonte e as rimburson edhe sot qytetarin kur e realizon tek privati.
—Me ne fund kjo pajisje eshte e instaluar prej mbi nje vit ne QSUT me nje financim nderkombetar.
Por rezultati tashme eshte edhe me tragjik e kriminal:
Sepse akoma kjo procedure nuk i ofrohet aty publikut, ndersa qytetaret duhet te paguaje 30 mije E, te privati!
Ku e realizojne me sukses mjeke shqiptar.
Ndersa ne QSUT jo, angiografi i ri nuk sherben.
Nderkaq pacientet “O paguajne ose vdesin”
2-Dhe dicka tjeter, Qytetaret nuk duhet te semuren mbas dates 20 te cdo muaji, se paku per gjithe kete vit, se dhe laboratoret publike nuk funksionojne!
Perseri motoja “O paguaj o vdis”!
Ky eshte realiteti i shendetesise “falas” te Rilindjes, ne shkelje te te drejtave themelore te njeriut, duke realizuar “Krim ndaj njeriut”!
Por dhe i nje prokurorie e organeve hetimore, qe “flene gjume” ndersa qytetareve “ju rripet lekura” per te paguar…Ose do te Vdesin!









