Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë–Pogradec, pranë fshatit Çiflig, ku janë përplasur dy mjete, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Në spitalin e Korçës janë dërguar dy të mitur, 9 dhe 10 vjeç, që ndodheshin brenda mjeteve.
Fëmijët po marrin trajtim mjekësor, ndërsa policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.









