-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bordi rrit sërish naftën/ PD: Spekulim i pastër dhe i pajustifikueshëm!

Kryesoret

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, përmes një postimi në facebook ka reaguar menjëherë ndaj rritjes së çmimit të karburanteve, sot pas mbledhjes së Bordit të Transparencës, duke e cilësuar këtë situatë si një abuzim të hapur ndaj qytetarëve.

Postimi i Hoxhës

Bordi i hajdutëve e rriti çmimin e karburantit vetëm pak orë pasi bëri sikur e uli. Kjo sjellje nuk është rastësi, por një model i qartë abuzimi me qytetarët.
​Tregtarët e naftës sillen sikur janë të lidhur drejtpërdrejt me bursën, ndërkohë që në realitet nuk operojnë mbi rezerva të çastit, por mbi stoqe të mëparshme. Rritja e menjëhershme e çmimit, sapo ka një lëvizje minimale në bursë, është spekulim i pastër dhe i pajustifikueshëm. Një krahasim i thjeshtë mes çmimit të zhdoganimit dhe atij në treg e nxjerr qartë këtë abuzim.
​Mjaft me lojën e brokerave trafikantë që kërkojnë të nxjerrin fitime të padrejta në kurriz të qytetarëve.
​Së dyti, qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë me një paketë 3-mujore mbrojtjeje sociale për shtresat në nevojë. Pensionistët duhet të subvencionohen me 100 euro në muaj për përballimin e rritjes së çmimeve. Po ashtu, personat me ndihmë ekonomike dhe ata me paaftësi për punë duhet të përfshihen në këtë skemë rimbursimi.
​Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për këto kategori. Shteti ka detyrimin të ndërhyjë dhe të nxjerrë qytetarët nga kjo situatë e padrejtë, e krijuar nga abuzimi dhe spekulimi në treg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit