Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, njoftoi se Irani ka lejuar kalimin e 20 anijeve pakistaneze përmes Ngushticës së Hormuzit, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Ky vendim pason kalimin e dy anijeve të mëparshme dhe vjen në kuadër të përpjekjeve diplomatike të Pakistanit për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit rajonal.
“Ky është një lajm i shkëlqyer. Dy anije do të lejohen të kalojnë çdo ditë përmes ngushticës. E konsideroj vendimin e Teheranit si një gjest pozitiv që mund të kontribuojë në stabilizimin e situatës dhe uljen e tensioneve në rajon”, tha Dar.









