Izraeli ka goditur infrastrukturën iraniane. Ndër objektet e goditura janë dy nga “uzinat më të mëdha të çelikut”, një central termocentral dhe objekte bërthamore civile, njoftoi ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, përmes një postimi online.
“Sulmi bie ndesh me afatin e zgjatur për të vepruar diplomacia,” shkroi Araghchi, duke iu referuar deklaratës së Donald Trumpit se Pentagoni do të “shtyjë çdo dhe të gjitha sulmet ushtarake ndaj termocentraleve dhe infrastrukturës së energjisë në Iran” për të lehtësuar bisedimet e paqes.
Araghchi nuk tha se nëse forcat amerikane morën pjesë në sulmet e së premtes, por ai theksoi se “Izraeli pretendon se ka vepruar në koordinim me SHBA-në” dhe premtoi se Irani do të kërkojë një çmim “TË RËNDË” për bombardimet.
Nga sulmet SHBA-Izrael goditet një reaktor bërthamor
Irani njoftoi edhe se nga një sulm i përbashket SHBA-Izrael është goditur edhe një reaktor bërthamor me ujë të rëndë në Khondab, në perëndim të Iranit.
Reaktori kërkimor iranian u bombardua “në dy faza nga agresioni i armiqve amerikanë dhe sionistë”, tha një zyrtar iranian për agjencinë e lajmeve Fars.
Autoritetet iraniane njoftuan se nuk ka viktima dhe nuk ka rrezik rrezatimi.
Uji i rëndë është rreth 10% më i dendur se uji i zakonshëm për shkak të përbërjes së tij, që përmban një izotop më të rëndë të hidrogjenit. Ai përdoret për të ngadalësuar neutronet në reaktorët bërthamorë, si bazë për prodhimin e një izotopi radioaktiv hidrogjeni të njohur si tritium, si dhe për qëllime të tjera shkencore.
Edhe ushtria izraelite konfirmoi më vonë se e kishte goditur impiantin e ujit të rëndë./ DW









