Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë reagimin e parë pas emërimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Berisha tha se shumë shpejt do të nxjerrë provat kundër tij duke e cilësuar si njeri të Belinda Ballukut.
“Ky është emër problematik dhe shumë shpejt me të gjithë arkivën e qytetarit dixhital do të paraqitem përpara jush. Ku punonte herën e fundit ky? Në Fier. Skënder Balluku. U emërua Skënder Balluku. Ky është një pjon i Lubisë, si Karakaci. Lubizimi i organizatës kriminale. Dihej ky. Një muaj para është thënë që Lubia ka përcaktuar drejtor policie, drejtorin e Fierit” tha ai.









