-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- ‘Rama hajdut dhe i pamoralshëm’- Berisha: S’ka ligj në botë që të mbron!

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te mbrojtja, që sipas tij i është bërë ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Fjala e Berishës

Por të dashur miq, për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë njerëzit e lirë në botë, Edi Rama, ditën që mbrojti nga arrestimi Lubi Ballukun, kreu një akt të barabartë sikur të kishte dalë lakuriq në atë ballkon, ku ta shihte çdo shqiptar dhe çdo qytetar në Europë që ky është një hajdut që s’ka ligj dhe moral.

Ai atë ditë tregoi veten se cili është, faktoi ato që ju i keni thënë këtu çdo të hënë. Atë ditë ai mendoi se vendosi një mur mbrojtjeje për vjedhjet e tij, por harroi që ftoi një popull të tërë të ngrihet edhe më fuqishëm për t’i dhënë atë që meriton. Ai votoi në parlament me mandatet e krimit dhe u paraqit sikur e mbylli. “Çështja është e mbyllur”, tha. E mbyll ti, por nuk e mbyllim ne, nuk e mbyllim ne, o hajdut.

Ta dish që s’ka ligj në botë që të mbrojë, nuk ka ligj të mbrojë ty nga fajet që ke kryer. E vërteta është që atë nuk e mbyllin as partnerët tanë; ata e dinë që shqiptarët ëndrrën më të bukur kanë ëndrrën europiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit