Shqipëria do të përballet sot me Ukrainën në Valencia.
Ky takim miqësor do të nisë në orën 20:45.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë është publikuar tashmë. Në mesfushë dhe sulm ka vetëm një ndryshim nga trajneri Silvinjo, që ka ulur në stol Nedim Bajramin për të aktivizuar Armando Brojën si titullar.
Sërish nuk ka vend për Anis Mehmetin. Ndryshimi i dytë i detyruar është në mbrojtje. Aty ku Bujar Pllana debuton, ndërsa Ajeti dhe Ismajli mungojnë për shkak dëmtimi.










