Teksa edhe pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes historike mes Kosovës dhe Turqisë, atmosfera në Prishtinë vijon të jetë e ndezur.
Një grup djemsh të rinjë me makina dhe flamuj shqiptarë kanë nisur atmosferën festive dhe brohoritjet nëpër rrugët e Prishtinës.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës.









