Italia është për herë të tretë radhazi jashtë Botërorit. Pas eliminimit me penallti nga Bosnja trajneri Gennaro Gattuso shprehu trishtimin për disfatën duke kërkuar falje.
“Këta djem nuk e meritonin një goditje të tillë për vendosmërinë dhe përpjekjen e tyre. E kemi pasur të vështirë, kemi dhënë gjithë pasionin tonë dhe kemi luajtur me dhjetë lojtarë që nga minuta e 40-të.
Jemi të trishtuar dhe dhimbja është e madhe, por jam krenar për skuadrën. Ky është futbolli. Nëse më shpojnë me një gjilpërë nuk del asnjë pikë gjaku, dhimbja është e vërtetë.
Nuk është koha për të folur për të ardhmen, kjo nuk është e rëndësishme. Tani ka rëndësi vetëm fakti që nuk do të shkojmë në Botëror edhe një herë tjetër. Unë kërkoj falje që nuk ia dolëm” tha ai.









