-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Kryesoret

Kosova dështoi mbrëmë për t’u kualifikuar në Botëror pas humbjes me Turqinë. Megjithatë djemtë e Kosovës zhvilluan një super paraqitje në këto eliminatore pavarësisht se hapi i fundit mungoi. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar ekipin e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave, si vlerësim për sukseset dhe përfaqësimin e denjë në arenën ndërkombëtare. Presidentja Osmani theksoi se ekipi ka qenë burim krenarie për qytetarët.

“Me nderin më të lartë të republikës së Kosovës, sot dekorojmë ekipin kombëtar të Kosovës në futboll, një ekip që me përkushtim, disiplinë dhe shpirt të jashtëzakonshëm ka përfaqësuar në mënyrën më të denjë të mundshme shtetin tonë në arenën ndërkombëtare.

Sot me këtë dekoratë, republika e Kosovës e nderon punën, mundin, djersen e secilin prej jush. E nderon rezultatin tuaj, por mbi të gjitha e nderon krenarinë që ja keni dhënë secilin shqiptar, pavarësisht se ku jeton.

Pavarësisht rezultatin të djeshëm, ju do të mbeteni në piedestalin më të lartë të jetës sonë, për krenarinë që i keni dhuruar popullit tonë. Prandaj në emër të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të republikës së Kosovës, ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për vendin tonë.

Në bazë të kompetencave të mia si presidente e Republikës së Kosovës kam vendosur që kombëtaren e republikës në futboll ta dekoroj me medaljen presidenciale të meritave, me motivacionin për përfaqësim dinjitoz të shtetit tonë në arenën ndërkombëtar, për krenarinë që i kanë dhënë shtetit tonë, si dhe për arritjen në fazën finale të kualifikimeve për kampionatin botëror dhe jo vetëm me shpresën, por me besimin e plotë që rruga përpara të jetë edhe shumë shumë më e plotë”, tha Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit