Ministri Pushtetit Vendor, Ervin Demo njoftoi sot se qeveria miratoi vendimin duke futur në listë edhe katër bashki të reja lidhur me Paketën e Maleve. Po sipas tij, deri tani janë 500 aplikime dhe më shumë.
“Vendimet e ditës së sotme: kemi pasur katër bashki të reja që sot kanë miratuar zonat prioritare, duke nisur me Bashkinë Sarandë, Kuçovë, Gramsh dhe Tropojë.
Ne vazhdojmë të ecim çdo javë me bashkitë që miratojnë zonat e tyre prioritare. Tashmë mund të themi se numri i aplikimeve në territor, edhe për vetë faktin që numri i bashkive po rritet javë pas jave, është edhe më i madh.
Janë kaluar 500 aplikime. Edhe në javët në vijim kemi një sërë bashkish që janë në procese përfundimtare të miratimit të zonave prioritare“, tha ai.









