-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Selatin Retkoceri: Një qeverisje dhe pushtet pa drejtim, po e kthen shtetin në krizë të qëllimshme

Kryesoret

Sjellja e Albin Kurti në javët e fundit nuk mund të lexohet më si paaftësi politike, por si një strategji e vetëdijshme për ta mbajtur vendin në krizë. Në vend që të përdorë hapësirën shtesë kohore të dhënë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për të ndërtuar konsensus dhe për të zhbllokuar institucionet, ai ka zgjedhur të mos bëjë asgjë. Dhe në politikë, mosveprimi shpesh është veprimi më i rrezikshëm.

Kanë kaluar ditë të vlefshme nga afati kushtetues, ndërsa vendi vazhdon të endet në një vakum institucional. Në vend të një lidershipi që ndërton ura, kemi një kryeministër që hesht, zvarrit dhe e shtyn vendin drejt një skenari të parashikueshëm: zgjedhje të reja. Por pyetja që shtrohet është e thjeshtë, a janë këto zgjedhje në interes të qytetarëve, apo në interes të një kalkulimi të ngushtë politik?

Mosgatishmëria për kompromis nuk është parim, është arrogancë politike. Kur një lider refuzon dialogun dhe konsensusin në një moment kritik për shtetin, ai nuk po mbron votën, por po e përdor atë si mjet presioni. Ky është deformim i demokracisë, jo mbrojtje e saj.

Në të njëjtën kohë, vendimi për ndarjen e pagës së 13-të për dhjetëra mijëra punonjës të sektorit publik nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si një përpjekje për të blerë kohë dhe mbështetje politike. Kur buxheti i shtetit përdoret për favore të momentit, në vend të investimeve strategjike, kjo nuk është politikë sociale por është populizëm i pastër elektoral.

Rreth 85 mijë përfitues të kësaj skeme nuk janë thjesht numra, ata janë bërë pjesë e një loje politike ku shteti përdoret si bankomat elektoral. Në një kohë kur sektori privat përballet me vështirësi, kur të rinjtë largohen çdo ditë dhe kur ekonomia kërkon stabilitet, kjo lloj vendimarrjeje është jo vetëm i papërgjegjshëm, por edhe i dëmshëm për të ardhmen e vendit.

Kjo qeverisje nuk po prodhon zgjidhje por po prodhon kriza. Nuk po ndërton institucione po i konsumon ato. Dhe mbi të gjitha, nuk po e bashkon vendin po e përçan atë për interesa afatshkurtra.

Nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, kjo nuk do të jetë si rezultat i mungesës së alternativave, por si pasojë e një vullneti të munguar për zgjidhje. Dhe kjo është përgjegjësi që nuk mund të fshihet pas retorikës politike.

Kosova nuk ka nevojë për një lider që e mban vendin peng të kalkulimeve të tij. Ka nevojë për përgjegjësi, për pjekuri politike dhe për guxim për të bashkëpunuar edhe kur kjo nuk i shkon për shtat interesit personal.

Sepse shteti nuk është pronë e askujt. Dhe kur dikush sillet sikur është, atëherë problemi nuk është më kriza politike por vetë qeverisja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit