Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo u shpreh se kuqezinjtë e kishin të vështirë motivimin para ndeshjes me Ukrainën pas humbjes me Poloninë duke justifikuar humbjen në miqësoren që u zhvillua në Valencia.
“Ne si Shqipëri e kishim si ëndërr që të shkojmë në Kampionatin Botëror. Ne luajtëm fort me Poloninë. Ka qenë e vështirë si ndeshje. Edhe kjo e sotmja ishte e tillë. Ukraina ka një skuadër shumë të mirë, ka lojtarë cilësorë.
Ne harxhuam shumë energji në ndeshjen e parë të play off-it dhe nuk ishim rikuperuar 100 përqind nga ajo sfidë. Rikuperimi ka qenë i vështirë, sidomos në aspektin e mentalitetit.
Sigurisht kemi pasur kundërshtarë të vështirë përballë nesh. Urime Ukrainës, ka bërë shumë mirë në këtë sfidë. Kur ke humbur në ndeshjen e parë të play-off, e ke të vështirë që të gjesh motivimin për të luajtur.
Lojtarët e Ukrainës luajnë në nivele të larta, teksa aktivizohen me skuadra shumë të mira europiane” shprehet ai.









