Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi që kryeministri Edi Rama të vijë në parlament për t’ju përgjigjur opozitës për cështjet e sigurisë pas alarmit amerikan por jo vetëm.
“Procesi i integrimit kërkon që Kuvendi të veprojë në mënyrë demokratike por Rama nuk pranonin të vijë në Kuvend dhe detyrimet ia delegon ministrave. Detyra e Belindës nuk delegohej kur bëhej fjalë për të sulmuar drejtësinë, e tha vetë në sallë Rama në seancën përkatëse.
Ju e keni degraduar këtë Kuvend për shkak të paaftësisë suaj dhe nuk keni guxim t’i kërkoni Ramës të vijë këtu. Kam këtu dhjetëra kërkesa të kolegëve deputetë që kërkojnë informacione dhe institucionet dhe ministritë nuk kthejnë përgjigje.
6 kërkesa në disa ministri, KESH dhe AIDA, ka dorëzuar Enno Bozdo, por nuk merr përgjigje prej 4 muajsh. Njëjtë edhe deputetja Albana Vokshi”, tha ai.









