Ndërsa Bora Muzhaqi mbante fjalën për replikë, ka pyetur Albana Vokshin se si do të ndihej ajo nëse vajzës së saj do t’i drejtoheshin me të njëjtat fjalë që ajo vetë iu drejtuar Muzhaqit.
Vokshi është përgjigjur ashpër duke i thënë të mbyll gojën dhe të mos i përmend më kurrë fëmijët e saj në Kuvend.
Pjesë nga debati:
Muzhaqi: Si do të vinte ty po ti thonin vajzës tënde atë që më the ti mua?
Vokshi: Mos i përmend fëmijët e mi. Mbylle gojën. Fëmijët e mi mos mi përmend kurrë. Mbylle gojën. Pusho!
Muzhaqi: Ti mos mi përmend prindërit
Vokshi: Fëmijët e mi në këtë grup të qelbur mos mi përmend. Mos guxo ta hapësh gojën.









