Policia e Korçës po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Bulgarec, ku trupi i 78-vjeçarit Gëzim Vija u gjet sot i pajetë brenda banesës dhe me plagë në kokë.
Sipas burimeve viktima në foto është baba i katër fëmijëve dhe prej më shumë se dy dekadash jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar.
Hetuesit po ndjekin linjën e dy pistave; aksident pas rënies dhe goditjes së kokës së të moshuarit dhe një vrasje e mundshme gjatë një konflikti apo tentative grabitjeje.
Përveç një ngjarjeje me natyrë kriminale, një grabitje e mundshme apo konflikt, nuk përjashtohet as pista e një ngjarje aksidentale, që viktima mundet të jetë rrëzuar dhe goditur kokën duke i sjellë vdekjen.
Ekspertët do të dalin me përfundim zyrtar pas ekzaminimeve mjeko-ligjore në morg, teksa po hetohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve.









