-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Së shpejti linjë direkte Tiranë-SHBA!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të premte ndodhet në Rinas në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë-Toronto. Një tjetër urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kanadasë, që afron më shumë qytetarët, bizneset dhe komunitetin shqiptar përtej Atlantikut.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se direkt pas kësaj arritje objektivi strategjik i qeverisë mbetet vendosja e një linje direkte ajrore mes Shqipërisë dhe SHBA, duke theksuar se tashmë është punuar konsiderueshëm në këtë drejtim.

LIVE- Linja Tiranë-Toronto/ Rama: Shqiptarët të parët për udhëtime me avion!

Fjala e Ramës

Objektivi ynë është që së shpejti të kemi edhe linjën tjetër direkte, atë me SHBA. Edhe për këtë është bërë përparim i konsiderusehëm dhe jemi shumë afër finalizimit. TIA prej disa vitesh mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve.

Parashohim që në fund të kësaj dekade të kalojmë 100 mijë pasagjerë. Kemi digjitalizuar check-in dhe check-out dhe do të hapim një kapitull të ri të modernizimit të aeroportit, që janë portat digjitale, ku do të hyhet pa asnjë lloj kontrolli nëse je shqiptar dhe ke pasaportë biometrike shqiptare.

Kjo do të bëjë që për të gjithë shqiptarët hyrja të jetë si në shtëpi. I gjithë informacioni do të merret nëpërmjet AI që do të ketë kjo portë. Do të nisë me vendasit dhe do të vazhdojë edhe me të huajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit