Kreu demokrat Sali Berisha, nga selia e PD në një takim me Departamentin e Burimeve Natyrore foli për çështjen e naftës në Shqipëri, i cili hodhi akuza të drejtpërdrejta mbi qeverinë.
Sipas Berishës Rama indekskon akcizën e naftës dhe e rrit atë në përputhje me inflacionin.
Ndër të tjera Berisha tha se vendi ynë ka naftën më shtrenjtë në Ballkan ndërsa Rama po i mashtron nga dita në ditë qytetarët.
“Nuk zhduket nafta tranzit por ajo e kontrabanduar dhe për këtë është përgjegjëse vetëm qeveria. Nafta ka ndikim direkt te bujqësia. Kontrabandat i sjellë kjo qeveri”, tha Berisha.









