Një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të Shkodrës mbrëmjen e kësaj të premtje, pranë zonës së shatërvanit.
Burime bëjnë me dije se nga kjo ngjarje dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë.
Sipas burimeve bëhet me dije se në ngjarje se janë përfshirë të rinj nën moshën 18 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.









