-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Kur të hyjmë në BE, shqiptarët të barabartë me europianët

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, këtë të premte gjatë një takimi të mbajtur me Asamblenë e PS-së në njësinë nr.3 në Tiranë, foli për mundësitë e qytetarëve shqiptarë pas anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke thënë se shumë shpejt vendi do të jetë pjesë e familjes së madhe europiane dhe shanset për shqiptarët do të rriten.

Fjala e Ramës

Sot shqiptarët janë me fat dhe mund të shkojnë në dyert e Europës. Kurrë ndonjëherë shqiptarëve nuk iu ka ardhur ky fat. Shqiptarët e kanë menduar se do të jenë mirë, kur erdhi komunizmi, kur u mendua se do të ketë barazi, por se përfundoi në dhunë. Edhe pas vitit 1990, Shqipëria nuk kishte dinjitet në arenën ndërkombëtare dhe na trajtuan si mos më keq në katër anët. Edhe Shqipëria nuk e kishte zhvillimin e duhur. Duhet ta shfrytëzojmë këtë kohë, për sa kohë BE-ja e ka derën hapur.

Sot kemi fituar respekt në arenën ndërkombëtare. Kur të hyjmë në BE, një shqiptar do të jetë i barabartë me çdo qytetar të një vendi tjetër të Bashkimit Europian. Sot je illegal kur shkon në vendet e BE-së, ndërsa kur Shqipëria të jetë vend i BE-së, mund të kërkosh punë në Itali, në Poloni, ku të duash, ose do kthehesh këtu, nuk ka rëndësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit