-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Protestuesit kanë nisur kërcënimet online!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama sot në fjalën e tij para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u ndal tek përfshirja e influencerave në protestat qytetare në Tiranë.

“Të gjithë dolën dhe kërkojnë diçka në valën e çmendurisë. Protesta tashmë është një treg moralesh dhe karrierash. Nuk pyetet kush ka të drejtë por kush e merr me gjatë vëmendjen. Kjo është sfida e demokracisë të mbojë lirinë e faktëve jo fjalëve. Shpifjet më ndjekin sikur të jenë të vërteta, këto që nga akuzat për familjen tim. Jemi në një laborator ku gënjeshtra duhet të merret e vërtetë, ka një dhunë dhe kërcënime onlinë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë ndër të tjera Rama tha: Algoritmi nuk shpërblen qetësinë. E varros. Sepse qetësia është armik i algoritmit. Algoritmi nuk i shpërblen nuancat, i fsheh, sepse nuancat janë kundërshtarë të algoritmit. Algoritmi nuk e do arsyen dhe prandaj në të gjitha studimet e bëra, të gjitha postimet, në të gjitha platformat, të cilat janë të mërzitshme sepse janë të arsyeshme, kanë një shpërndarje shumë më të ngadaltë sesa ato që janë tërheqëse, sepse janë skandaloze. Algoritmi është aty për të shpërblyer konfliktin dhe çdo qenie konfliktuale që i vihet në dispozicion. Shpërblen frikësimin e të tjerëve sepse frikësimi prodhon klikime, klikimet prodhojnë kohë, dhe koha prodhon para. Kështu, për herë të parë në histori, ekonomia e vëmendjes është bërë ekonomi politike. Sa më shumë zemërim, aq më shumë shikueshmëri. Sa më shumë shikueshmëri, aq më shumë ndikim. Sa më shumë ndikim, aq më shumë pushtet, mbi kë? Mbi skllevërit e algoritmeve, mbi të gjithë ne.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit