-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rubio: SHBA nuk do të jetë strehë për mbështetës të regjimeve terroriste

Kryesoret

Autoritetet amerikane kanë arrestuar mbesën dhe stërmbesën e gjeneralit iranian Qasem Soleimani, i cili u vra gjatë një sulmi ajror amerikan në Irak. Të dy personat, të cilët kishin jetuar më parë në SHBA, iu ndërpre statusi i ligjshëm i rezidentit të përhershëm nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se mbesa e Soleimanit ka vazhduar të mbështesë publikisht regjimin iranian dhe të promovojë propagandën e tij në SHBA.

“Administrata Trump nuk do të lejojë që vendi ynë të bëhet shtëpi për shtetas të huaj që mbështesin regjimet terroriste antiamerikane”, thuhet në deklaratë.

Veprimi tregon përpjekjen e SHBA-së për të kontrolluar ndikimin e zyrtarëve dhe mbështetësve të regjimeve të huaja brenda territorit amerikan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit