Një i dënuar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në ambientet e Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, Hajri Robi ka humbur jetën rreth orës 05:00 në Reanimacionin Qendror, si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Sipas njoftimi, 68-vjeçari ishte arrestuar më 12 mars 2026 për veprën penale “dhunë në familje”.
Ai ishte transferuar në IEVP Lezhë më 14 mars 2026, në zbatim të një vendimi të Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Më 30 mars 2026, i dënuari ishte dërguar nga institucioni i vuajtjes së dënimit drejt Qendra Spitalore e Burgjeve për trajtim mjekësor. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, më 2 prill ai u shtrua me urgjencë në Reanimacionin Qendror në QSUT.
Sipas burimeve zyrtare, ai ishte diagnostikuar me hipertension arterial, diabet mellitus dhe frakturë subtrokanterike të majtë.









