Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po zhvillojnë protestën për gjuhën shqipe në qytetin e Shkupit.
Ata kërkojnë që tu lejohet dhënia e provimit të jurispodencës në gjuhën shqipe.
“Gjuha shqipe nuk negociohet. Gjuha shqipe fitore. Kjo është moment reflektimi për të gjithë institucionet që të marrin seriozisht këtë çështje dhe të reflektojnë për zgjidhje konkrete të kërkesave tona. Ne dimë edhe të rebelohemi. Po ashtu është edhe një thirrje për Kryeministrin Mickoskin, që të mos e trajtojë këtë qështje vetëm për konferenca por ti jap zgjidhja reale. Mos na injoroni, mos na nënvlersoni edhe pse ju dukemi të rinjë. Ne duam zgjidhej jo justifikime dhe interpretime. Respektoni Kushtetutën”, shprehen studentët.
Ndër të tjera studentët kërkojnë edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësië dhe ministres së Arsimit.









