Gjatë paradites së sotme, Policia e Shtetit, Bashkia e Tiranës dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit vazhduan monitorimin për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e paligjshme, duke u përqendruar në zonat problematike të Tiranës, përfshirë Komisariatin e Policisë nr. 2.
Nënkryetari i Bashkisë, Blendi Sulaj, njoftoi se janë identifikuar 75 zona që shfrytëzohen për parkim kundrejt pagesës, ndërsa shumë hapësira në lagje janë zënë padrejtësisht.
Ai u bëri thirrje atyre që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm parkimi të mbyllin aktivitetin brenda dy ditëve, përndryshe do të përballen me masa ligjore.
Policia ka deklaruar se do të vazhdojë monitorimin dhe procedimet penale për çdo tentativë për të bllokuar hapësirat, duke siguruar se ato mbeten të lira për qytetarët.









