-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Kuvendi nuk mund të jetë tekë politike, bëhuni garant i Kushtetutës!

Kryesoret

Gjatë mbledhje së komisoneve parlamentare për ndryshimet e rregullores së Kuvendit, kreu i Grupit Parlamnetar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh me forcë se mazhoranca po vepron në shkelje të Kushtetutës.

Fjala e Bardhit

Me vetëdije ju e keni shkelur Kushtetutën. Dhe jo një herë, por dy herë. Me 8 me 0, Gjykata Kushtetuese ka thënë se Kryetari i Kuvendit e ka hedhur në erë Kushtetutën. Pra, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë për shkarkimin tuaj, por ju e keni rrëzuar atë me votë politike.

Prandaj, ndryshimet e rregullores nuk janë emergjente, sepse Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur ende vendimin. Pra, nuk ka çështje urgjente për ta trajtuar. Po ju them: Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur vendimin.

Prandaj, jua kërkoj me mirësjellje të bëheni garant i Kushtetutës. Parlamenti nuk mund të jetë tekë politike. Ai duhet të jetë një institucion i rregullt, i ndërtuar mbi ligjin dhe respektin për Kushtetutën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit