-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi reagim pas përjashtimit të deputetëve: Vendimi i mazhorancës është akt armiqësor ndaj opozitës

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj vendimit të mazhorancës për të përjashtuar disajavor deputetët Flamur Noka dhe Elda Hoti nga punimet e Kuvendit.
Ai e ka cilësuar këtë veprim si një akt të qëllimshëm dhe armiqësor ndaj opozitës, duke theksuar se ky vendim është një përpjekje për të kufizuar hapësirën e opozitës në Kuvend.
Postimi i Bardhit:
OPOZITA NË SHËNJESTËR!
Përjashtimi disajavor i deputetëve Flamur Noka dhe Elda Hoti nga punimet e Parlamentit është një vendim që nuk ka lidhje as me etikën, as me rregulloren. Është thjesht një akt armiqësor ndaj opozitës. Të gjithë janë dëshmitarë se, veçanërisht në seancën e 2 prillit, mazhoranca krijoi qëllimisht një klimë tensioni, që vetëm sa dëmton më tej besueshmërinë dhe reputacionin e parlamentit.
Armiqësia ndaj opozitës nuk është rastësi. Është strategji politike, që nuk fokusohet vetëm tek dy emra, por tek objektivi për ta bërë opozitën të heshtë. Në 6 muajt e fundit PS ka përjashtuar 15 deputetë të opozitës nga Kuvendi, me 295 ditë në total. Një jpraktikë që, haptazi, po ngushton çdo ditë hapësirën e opozitës në Kuvend
Mazhoranca nuk po përpiqet më as të duket sikur respekton rregullat. Ajo reflekton hapur qëndrimin armiqësor të kryeministrit kundër opozitës.
Përjashtimet e deputetëve, refuzimi i kërkesave për komisione hetimore, refuzimi i interpelancave nga kryeministri, zvarritja e llogaridhënies së ministrave dhe refuzimi i institucioneve për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës kanë vetëm një objektiv: të zhbëjnë rolin kryesor të opozitës: kontrollin e pushtetit.
Kur pushteti sundon përmes korrupsionit dhe në aleancë me krimin e organizuar, kur qeveria mbron të kërkuarit nga drejtësia, kur kryeministri shndërrohet në zëdhënës të tyre, opozita ka vetëm një rrugë: të qëndrojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit