-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetët miratojnë ndryshimet në Ligjin për pastrimin e parave, kërkojnë sqarim për bllokimin 72-orësh

Kryesoret

Në Komisionin e Ligjeve u miratua projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, duke u fokusuar në një prej elementeve kyçe të tij: bllokimin e llogarive bankare për një periudhë 72 orëshe, në rast dyshimesh të forta për aktivitete të paligjshme financiare.

Përfaqësuesja e Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Entila Zyba, sqaroi se ky bllokim ka një afat të kufizuar ligjor prej 72 orësh, dhe pas këtij afati është e nevojshme që prokuroria të ndërhyjë për të marrë një vendim të mëtejshëm.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e komisionit ngritën shqetësimin se, në disa raste, llogaritë bankare të qytetarëve mbesin të bllokuara për periudha të gjata, madje edhe pas skadimit të afatit 72-orësh, kur nuk ka pasur ndërhyrje nga prokuroria.

Ky problem ka çuar në pasiguri dhe dëme për individët. Për këtë arsye, u kërkua një riformulim i nenit përkatës, me qëllim sqarimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Pas diskutimeve, komisioni miratoi projektligjin dhe vendosi të dërgojë sugjerime për përmirësimin e nenit që lidhet me bllokimin e llogarive bankare. Ky projektligj tani do të kalojë për miratim në seancën plenare të Kuvendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit