-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Kosova e përkushtuar për forcimin e FSK-së sipas standardeve të NATO-s

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoreshën e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, për të diskutuar për avancimin e bashkëpunimit dhe angazhimin e Kosovës në misionet ndërkombëtare të aleancës.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e forcimit të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe mundësive për trajnime të avancuara.

“Angazhimi ynë për të avancuar Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për të rritur kapacitetet e saj është i palëkundur. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mundësi për trajnime të nivelit të lartë për pjesëtarët e FSK-së, duke bashkëpunuar ngushtë me NATO-n,” tha kryeministri Kurti. Ai gjithashtu vlerësoi performancën e FSK-së në misionet ndërkombëtare dhe njoftoi përgatitjet për pjesëmarrjen në misionin e stabilizimit në Gaza.

Drejtoresha Hallengren vlerësoi angazhimin e Kosovës, duke thënë, “Bashkëpunimi ynë është shumë i fortë, dhe pjesëmarrja e FSK-së në misionet ndërkombëtare tregon përkushtimin e Kosovës ndaj paqes dhe sigurisë globale.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit