Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi se negociatat ndërmjet SHBA-së dhe Iranit do të zhvillohen në mëngjesin e “Shtunës së Madhe” në Islamabad, duke theksuar se ky proces ka si qëllim uljen e tensioneve të mëtejshme në Lindjen e Mesme.
Ajo shpjegoi se ekipi negociator amerikan do të udhëhiqet nga Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, ndërsa do të përfshijë edhe Dërguarin e Posaçëm të Presidentit amerikan, Steve Witkof, dhe Jared Kushner.
Në një deklaratë për mediat, Leavitt theksoi se “kufijtë e kuq të presidentit, përfshirë ndalimin e pasurimit të uraniumit në Iran, nuk kanë ndryshuar”. Ajo sqaroi gjithashtu se në fazën e parë të negociatave, iranianët kishin paraqitur një plan 10-pikësh, që Shtëpia e Bardhë e konsideroi “krejtësisht të papranueshëm”. Sipas Leavitt, ky plan ishte “i papërgjegjshëm” dhe “krejtësisht i papranueshëm”, ndaj presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij e hodhën atë poshtë.









