Deputeti demokrat për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar se protesta e PD e cila do të mbahet me 17 prill nuk do të jetë e njëjtë me protestat e mëparshme.
Këlliçi komentoi dhe kritikat drejt opozitës në lidhje me protestat, duke thënë se është e lehtë të kërkosh nga opozita, por çdo qytetar që kërkon më shumë nga opozita duhet minimalisht të marrë pjesë në protestë.
“Nuk do të jetë i njëjti skenar. Është e lehtë të kërkosh nga opozita. Të gjitha kritikat qëndrojnë. Por çdo qytetar që kërkon më shumë nga opozita minimalisht duhet të marrë pjesë në protestë”, tha Këlliçi.









