Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka reagaur ndaj sulmve të opozitës, duke theksuar se kjo është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet globale dhe jo me vendimmarrjen e qeverisë shqiptare.
Fjala e plotë:
Këtu në vend që të arsyetohej kërkesa e 36 deputetëve për arsyet e procedurës së përshpejtuar, u bë politikë e ditës mbi një fakt që është botëror. Por përpara se të shkoj aty, për të vijuar atë që thashë në fillim të kësaj seance lidhur me një kërkesë tjetër, dhe ju përmenda një fakt i cili për disa u duk qesharak sepse ju kujtova Bundestagun gjerman. Është një model që e ndjek, dhe në Bundestagun gjerman jo 2025-ën, po 2024-ën, sepse nuk i ka nxjerrë ende shifrat e 2025-ës, kanë qenë 83 ligje të miratuara nga të cilat nuk është miratuar asnjë ligj që vjen nga opozita. Zero ligje nga opozita, dhe është e natyrshme, ekskluzivitetin edhe në Bundestag e ka qeveria federale, dhe më pas pjesa tjetër diku te 13-14 ligjeve i ka pasur koalicioni, pra, dhe janë dhe 3 ligje që janë miratuar me konsensus të opozitës edhe të shumicës.
Dhe ftesa përsëri është e hapur që nëse doni të punojmë së bashku, por jo me këtë përsëri se nuk gjej një fjalë tjetër më të bukur shqipe se “gërdufja”, pa forcë, pa molotov, pa ekses, pa dhunë, pa gërdufje, t’i miratojmë.
Tani, për transparencën e publikut por dhe të kolegëve që janë këtu. Kemi pasur para 40-të orësh një konferencë të kryetarëve, i cili është institucioni ku ne piqemi, takohemi, për të diskutuar për çështjet. Këtë gjënë këtu, që sapo dëgjuat, as nuk e tha asnjëri prej tyre. Në konferencë të kryetarëve ne bëmë kalendarin dhe thamë çfarë ka në datë 7, çfarë ka në datë 16, çfarë ka në datë 23, çfarë ka në datë 30, dhe këtë projektligjin e kemi miratuar me konsensus që të jetë në datë 30 në kalendar. Çfarë ndodhi? Nga e marta, në të mërkurën e sot mëngjes të enjten, pse nuk na e thatë në konferencë të kryetarëve? Dhe mund ta kishim miratuar, por e kemi miratuar me konsensus dhe më vjen keq, por sapo kemi miratuar dhe kalendarin dhe t’ju them të drejtën, zoti Eno, nuk e bëjmë dot këtë që thua ti, nuk kemi mundësi. Nuk e zhbëjmë dot atë që kemi miratuar me konsensus edhe pse nuk do t’i shpëtojë edhe diskutimit për brendësinë e asaj që propozoni ju.
Tani, zonja e zotërinj, dashur qytetarë shqiptarë, u tha këtu se nafta në Shqipëri vjen më shtrenjtë sesa në vende të tjera. Nafta është mall burse. Shqipëria sot blen në bursë. Kompania që e sjell në Shqipëri, British Petroleum është një ndër tre kolosët më të mëdhenj botërorë të naftës. Çdo ditë në mëngjes…
Zoti kryetar, ju lutem, se pastaj këta provokohen… Këta kur u ktheN përgjigje edhe provokohen dhe nuk mbajnë. Por ta mbaroj. Ta mbaroj.
British Petroleum që është furnizuesi kryesor i Shqipërisë sot, në çdo mëngjes shet me çmim burse. Dhe e paskemi fajin ne, tha zotëria, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar Iranin e për pasojë regjimi i Iranit ka bllokuar ngushticën Hormuzit e për pasojë ka ardhur rritja e çmimit në bursë të naftës. Po, e kemi mbështetur presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe goditjen e regjimit të Iranit, përsëri ju kujtoj se është në turpin tuaj që keni munguar në Kuvendin e Shqipërisë në Deklaratën Ndëshkuese, dënuese të Kuvendit të Shqipërisë ndaj regjimit dhe Gardës Revolucionare të regjimit iranian. Por kjo s’ka asnjë lidhje me ato që sapo u thanë këtu. Bordi i Transparencës është një mekanizëm i përdorur edhe 4 vite më parë kur Rusia sulmoi Ukrainën, dhe padyshim që ka dhënë efektet e veta, por të gjitha këto ne do t’i diskutojmë kur të vijë diskutimi i këtij projektligji nga ana juaj. Ju mos u mërzisni që ne nismat tuaja ligjore i votojmë kundër, jo se nismat tuaja ligjore, ju thashë mund të ketë raste që ka dhe propozime që bëjnë sens. Por ne jemi të gatshëm dhe njëherë ne jemi të gatshëm edhe njëherë që nisma tuaja ligjore t’i diskutojmë, po jo me këtë variantin kështu siç ua thashë në fillim të seancës, por nëse doni ulemi t’i diskutojmë, padyshim që ne kemi nismat tona qeveria ka nismat e veta, qeveria po bën punën e duhur sa i takon adresimit të kësaj krize botërore të çmimit të naftës, dhe padyshim që në datë 30 a kur e kemi përcaktuar sipas asaj që kemi rënë dakord në kalendar, kemi rënë dakord në kalendar, do kemi dhe diskutim për këtë çështje edhe pozicionin zyrtar të qeverisë sa i përket këtij projektligji.
Faleminderit.









