-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cakolli: KQZ-ja nuk reflekton fuqinë politike, Osmani shkel afatin

Kryesoret

Eksperti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka komentuar përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke theksuar se ajo bazohet në numrin e grupeve parlamentare dhe jo në numrin e deputetëve të partive.

Cakolli ka ngritur gjithashtu shqetësimin se Presidentja Osmani ka shkelur afatin ligjor për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, duke e tejkaluar atë për më shumë se dy javë.

“Përbërja e KQZ-së nuk e reflekton proporcionalisht fuqinë politike dhe numrin e deputetëve në Kuvend. Ajo e reflekton vetëm numrin e grupeve parlamentare,” tha Cakolli.

Po ashtu, Cakolli ka ngritur shqetësimin për shkeljen e afatit ligjor nga Presidentja Osmani për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së. “Sot përmbyllet afati ligjor (60-ditor) për fillimin e mandatit të anëtarëve të rinj të KQZ-së. Megjithatë, afati ligjor procedural për emërimin e anëtarëve është shkelur prej më shumë se dy javësh,” ka thënë ai, duke e kritikuar Presidenten për vonesën në përmbushjen e detyrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit