-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dinamo reagon për incidentin e Dejvi Bregut: Nuk ka pasur fyerje apo pështyrje

Kryesoret

Pas barazimit 1-1 me Vllazninë në Kupën e Shqipërisë, një moment i debatueshëm në ndeshje ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, ku lojtarit të Dinamos, Dejvi Bregu, iu atribua një tentativë për të pështyrë dhe ofenduar portierin shkodran pas golit të barazimit që erdhi nga pika e penalltisë.

Incidenti është komentuar gjerësisht në mediat sportive, të cilat e cilësuan veprimin e Bregut si skandaloz.

Në një postim zyrtar në rrjetet sociale, klubi i Dinamos ka reaguar ndaj interpretimeve të mediave, duke shpjeguar se pas shënimit të golit, Bregu ishte thjesht duke shprehur frustrimin e tij për mënyrën si ka ardhur barazimi dhe për humbjen e një penalltie më parë në ndeshje.

Sipas klubit, nuk ka pasur asnjë fyerje apo pështyrje, siç është raportuar në disa media.

“Lojtari ynë, Dejvi Bregu, pasi shënon golin e barazimit, shfryn nervat nga frustrimi për faktin që ky gol erdhi në fund dhe që më parë kishte humbur një penallti, por pa fyer dhe pështyrë askënd, sikurse shkruhet dhe pretendohet në media. Ndoshta është një keqkuptim dhe klubi ynë tërheq vëmendjen e shtypit për më shumë kujdes, që të mos prodhojë lajme të pavërteta,” shkruan klubi i Dinamos në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit