-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Ndërtimi/ Rama: 14 milionë euro taksë me korrupsion nuk shkojnë bashkë!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të sipërmarrjes shqiptare, ku në qendër të diskutimeve ishte sektori i ndërtimit.

Në lidhje me akuzat për korrupsion, kryeministri i hodhi poshtë, duke argumentuar se rritja e të ardhurave në buxhetin e shtetit lidhet drejtpërdrejt me rritjen e taksave të paguara dhe formalizimin e ekonomisë.

Fjala e Ramës 

“Ndaj ata që flasin sot për një Shqipëri të kapur për fyti nga korrupsioni janë të kapur në fytin e tyre nga mllefi ndaj suksesit. E kanë të pamundur ta gjejnë fuqinë për të pranuar dhe për t’ia falur tjetrit suksesin. Ata që flasin për korrupsionin që na qenka rritur duhet në fakt të dëgjojnë nga ju se nuk mundet dot të rritet korrupsioni kur ti paguan 14 mln euro taksa për një ndërtim. Kur korrupsioni ishte më i lartë paguhej shumë më pak taksë sepse përqindjen e taksës e kanë në dorë ata që qeverisin dhe që janë edhe promotorë ose kundërshtarët e korrupsionit. Por 14 mln euro taksë me korrupsion nuk shkojnë bashkë. Nëse rriten të ardhurat, ato nuk rriten nga shiu, por taksat. Nëse arka e shtetit ka më shumë të ardhura dhe ne kemi më shumë të ardhura, atëherë do të thotë që ka më pak korrupsion. Ndërtuesit që kapërcejnë pragun e kanë luftën me ne për cilësinë e projekteve, ndaj janë rastet për të cilat flitet, ndryshe si do pretendonim që korrupsionin po e ulim nëse nuk do kishte shembuj edhe të kësaj natyre, edhe shembuj pozitivë të ndërtimit, rritjes së ekonomisë, pagave, pensioneve, dhe shembujve negativë që ekspozohen në luftën ndaj korrupsionit janë dy anë të së njëjtës medalje që këtu ka më shumë ekonomi dhe më pak korrupsion”, u shpreh ai.

LIVE- ‘Mund të kritikosh sa të duash’- Rama: Për suksesin duhet të heqesh kapelen!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit