Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ngritur shqetësimin se vazhdimi i ofensivës izraelite në Liban mund të dëmtojë mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje paqësore midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në kontekstin e krizës në Lindjen e Mesme.
Merz theksoi se situata në jug të Libanit është shumë problematike, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mund të dështojë përpjekjet për paqe.
Ai u shpreh se “ashpërsia me të cilën Izraeli po zhvillon luftën në Liban mund të dëmtojë përfundimisht procesin e paqes dhe kjo nuk duhet të ndodhë.”
Kancelari gjerman kërkoi që të bëhen përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë dhe dialogut për të shmangur një dështim të mundshëm të proceseve paqësore.









