Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap në flagrancë duke transportuar një armë zjarri kallashnikov, të cilën dyshohet se do ta shiste në zonën e Ndroqit.
Nga hetimet e mëtejshme është identifikuar edhe bashkëpunëtori i tij, F. C., 19 vjeç, banues në fshatin Pezë, i cili është shpallur në kërkim.
Policia po vijon punën për kapjen e tij.









