-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Itali/ Sherr me armë mes shqiptarit dhe afrikanit, një i plagosur

Kryesoret

Një sherr i dhunshëm i shoqëruar me të shtëna arme ka ndodhur këtë mëngjes në qendër të qytetit të Trentos, Itali.

Katër persona u përfshinë në një konflikt fizik që filloi në një bar dhe vijoi në një tabakëri në rrugën “Santa Croce”.

Dy personat që ndodheshin në bar u larguan dhe u futën në tabakëri, ku ndodhi një përplasje e dytë, e shoqëruar me të shtëna armësh, dyshohet me pistoletë manovër.

Një nga të përfshirët ka marrë lëndime në shpatull dhe dyshohet se arma është përdorur gjithashtu për goditje fizike.

Pronarja e tabakerisë dhe nëna e saj alarmuan policinë, duke u strehuar pas një dritareje të pasme, por pa pësuar lëndime. Hetimet e para sugjerojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa të katër personat janë arrestuar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila po shqyrtohet si një konflikt mes dy shtetasve shqiptarë dhe dy personave me origjinë nga Afrika e Veriut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit